Komisioni parlamentar për kulturën dhe mediat do të diskutojë në mbledhjen e vet të sotme dy projekte për ndryshime në Ligjin për Radion dhe Televizionin, të parashtruara nga deputetët e koalicionit “Patriotët e Bashkuar”.
Sipas njërit prej projektligjeve të paktën 1/3 prej përmbajtjes muzikore në programet e radiove dhe televizioneve duhet të jetë me muzikë bullgare. I dyti parashikon regjistrimin në Këshillin për Mediat Elektronike të sajteve dhe platformave. Sipas Radios Kombëtare Bullgare propozimi i dytë nuk mund të realizohet në praktikë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..