Parlamenti bullgar miratoi raportin për veprimtarinë e Komisionit për Kundërvënien e Korrupsionit dhe Sekuestrimin e Pasurive të Fituara në Mënyrë të Paligjshme për vitin 2019. 177 deputetë ishin të pranishëm në sallë, 131 votuan “pro”, 1 – “kundër”, 45 abstenuan.
Në raport është shkruar se gjatë vitit 2019 në Komision janë marrë 166 sinjale, në lidhje me të cilat janë nisur procedime paragjyqësore. Janë vendosu gjoba, sanksione dhe sekuestrime të pasurive me vlerë të përbashkët 88 714 euro.
Raportin e kritikuan deputetët nga Partia Socialiste Bullgare, sipas të cilëve pavarësisht nga raportet që bëhen rregullisht korrupsioni në vend mbetet i fortë . Nga partia në pushtet GERB nuk u pajtuan me këtë mendim, duke nënvizuar se të dhënat e raportit tregojnë se Komisioni punon seriozisht.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..