Pothuaj 240 mijë janë punëtorët, të cilët do të mbeten në vendet e tyre të punës falë masës së qeverisë “60/40”. Këtë e informuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 14 351 janë aplikimet e paraqitura në Ministri nga punëdhënësit, të cilët dëshirojnë të marrin kompensime, dhe në këtë mënyrë të mos shkurtojnë personelin e tyre në kohën e krizës.
Këshilli i Ministrave mori vendim për shtyrjen e afatit të aplikimeve deri më 30 qershor, kurse pagimet – deri në fund të korrikut. Kompensimet mund të paguhen për periudhë jo më gjatë se 3 muaj. Shuma e paguar deri tani nga shteti në kuadrin e kësaj mase për paga dhe sigurime janë pothuaj 53 mln. leva (27 mln euro).
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..