Spasovden /Dita e Spasit/ është emri popullor i festës Ngjitja e Zotit Krisht në Qiej, të cilën kisha ortodokse e feston në ditën e 40 pas Pashkës. Në kalendarin folklorik bullgar kjo ditë mban emrin Spasovden. Etimologjia e fjalës vjen nga “spasenie”, shqip shpëtim, ose Dita e Shpëtimit.
Në traditën tonë folklorike festa është e lidhur para së gjithësh me besimin se ditën e enjte përpara Pashkës shpirtrat e të vdekurve zbresin në tokë, kurse në Ditën e Spasit kthehen.
Në këtë ditë dikur kanë kryer veprime të ndryshme rituale, të lidhura me sigurimin e shëndetit, begatisë, mbrojtjen e rendimentit nga thatësira dhe breshëri, si dhe tradita dhe zakone të cilat janë të lidhura me martesën.
Në këtë ditë vijnë sirenat - qenie mitologjike, të cilat mund t’i sjellin dëme njeriut, por në të njëjtën kohë mund ta shërojnë prej sëmundjeve të pashërueshme. Ato fillojnë të përgatiten për të Dielën e Sirenave, kur do ta “mbjellin” vesën e tyre mbi fusha. E bëjnë këtë dhe në Ditën e Spasit - të veshura dhe të zbukuruara me rosen, /roksosan, ose selim/ - lulja e dashur të cilën e mbledhin gjatë natës magjike përpara festës. Sipas besimit, sirenat mbledhin vetëm majat e barit me veti shëruese.
Dhe sot e kësaj dite në disa vende, përpara lindjes së diellit, njerëzit rrotullohen në vesën e mëngjesit “për shëndet”.
Gjatë gjithë kësaj jave, të quajtur Rusallska, ecin dhe Rusaliite - çeta prej meshkujve, gjithmonë me një numër tek të pjesëmarrësve. Prijësi i tyre quhet vatafin ose juzbashija. Kapelat /qylafët/ e tyre janë zbukuruar me bimë nga më të ndryshmet. Ata mbajnë në duar një shkop i cili zakonisht është prej lajthie, panje, dru qeni - pemë shëruese me një forcë magjike. Tufat e meshkujve shëtisin gjatë gjithë javës dhe shërojnë sëmundjen “rusallska” ose “samodivska” /të shkaktuar nga ndikimet e këqija të sirenave dhe të shtojzovalleve/. E bëjnë përmes një vallëzimi të posaçëm rreth të sëmurit. Të renditur përreth të sëmurit, rusalijët luajnë nën shoqërimin e muzikës duke e rritur pak nga pak shpejtësinë, derisa të arrijnë në një gjendje të ekzaltuar. Kur ekzaltimi është në kulmin e vet, vatafi thyen një poçe të mbushur me një lëng shërues, kurse i sëmuri ngrihet dhe nis të vrapojë. Vendin e tij e zë ndonjë nga rusalijët dhe kështu sëmundja është e dëbuar. Pas kryerjes së ritualeve me qëllim shërimi, djemtë shkojnë në kishë, që të mund të spastrohen dhe atëherë kthehen drejt mënyrës së vet të zakonshme të jetës. Konsiderohet se lojërat e quajtura rusallski janë një trashëgimi nga lashtësia e thellë.
Në Spasovden /Dita e Spasit/ festojnë që të gjithë të cilët mbajnë emrat Spas, Spaska, Spasimira, Sotir e të tjerë.
Hollësira të tjera lidhur me traditat në ditën Spasovden dhe këngët të cilat i këndon populli mund të mësoni KËTU.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: Arkivi shtetëror – Pernik, BNR - arkiv
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..