Komisioni Evropian i ofron Bullgarisë 9,282 mlrd euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike pas Covid-19. 6,131 mlrd euro prej tyre janë mjete falas, ndërsa huat janë 3,151 mlrd euro. Mjetet do të livrohen me këste në kuadrin e programeve kombëtare për reforma. Ato duhet të jenë në përputhje me qëllimet e BE-së për zhvillimin e ekonomisë dhe digjitalizimin.
Këshilli Evropian do t’i shqyrtojë propozimet gjatë muajit qershor. Parashikohet që huat të paguhen deri në vitin 2058, ndërsa deri në vitin 2027 të paguhen vetëm interesat.
KE-ja saktësoi se të dhënat e përhapura para kësaj se Bullgaria do të marrë 15 mlrd euro kanë qenë vetëm shifra eventuale.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..