Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev mori pjesë në një forum të OKB-së për zhvillimin në kushtet e Covid-19

Foto: BTA

Përfundimet kryesore për krizën e tanishme janë se masat restriktive nuk duhet të shkelin të drejtat kryesore të njeriut, masat sociale duhet t’i ndihmojnë me kohë nevojtarët, ndërsa instrumentet financiare t’u drejtohen atyre, të cilët do të jenë forcën kryesore për rimëkëmbjen e shpejtë.

Këtë e deklaroi Presidenti bullgar Rumen Radev në fjalimin e tij në takimin e nivelit të lartë të OKB-së me temë “Financimi i zhvillimit në epokën e Covid-19 dhe pas kësaj”, i cili u zhvillua nëpërmjet një lidhjeje video.

Pandemia tregoi se investimet në shëndetësi janë me rëndësi më të madhe dhe duhet t’i bëjnë sistemet shëndetësore më të qëndrueshme dhe të përgatitura për situatat kritike, tha gjithashtu Kreu i Shtetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Gucanov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale premtoi se nuk do të ketë të dëmtuar nga buxheti i parë në euro

Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..

botuar më 25-10-27 1.41.MD
Georgi Georgiev

Bullgaria pret që të hiqet nga “Lista Gri” e FATF-së

Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...

botuar më 25-10-27 10.06.PD

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD