Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia falënderoi Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, z. Hristo Guxhev, i cili në emër të shtetit të tij, i dhuroi MSh-së një sasi të konsiderueshme të veshjeve trupore për nevoja të nëpunësve mjekësorë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së RKS-së .
Kostumet mbrojtëse janë projektuar dhe përgatitur nga një prodhues bullgar në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Stofi i kostumeve mbrojtëse përmban një membranë speciale, që është provuar se garanton mbrojtje më të sigurt për shumë kohë kundër COVID-19. Firma prodhuese është ndër pak ndërmarrjet në BE që prodhojnë veshje të tilla dhe produktet e saj eksportohen në shumë shtete anëtare të BE- së.
Ministri Vitia dhe Ambasadori Guxhev e vlerësuan lart bashkëpunimin midis dy shteteve dhe reagimin me kohë ndaj pandemisë Covid-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve të dy shteteve.
Në këtë rrafsh, Ministri Vitia ka theksuar se partnerët ndërkombëtarë kanë ndihmuar Kosovën që të menaxhojë në mënyrë sa më korrekte këtë sfidë të shëndetit publik dhe me sa më pak pasoja, është shkruar në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..