Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

3000 tonë trëndafila janë mbledhur nga fillimi i fushatës së mbledhjes

Foto: EPA/BGNES

Më 21 maj 2020 në katër qarqe të vendit – Plovdiv, Pazarxhik, Stara Zagora dhe Sliven prej 4 600 hektarëve të mbjellë me trëndafila vajdhënëse janë mbledhur 3 mijë tonë. Në të njëjtën kohë vitin e kaluar sasia e trëndafilave të mbledhur ka qenë 1000 tonë. Këtë e tregon analiza e fundit operative e Ministrisë së Bujqësisë. Në të është shkruar se në vitin 2020 ulet interesi i bujqve bullgarë për rritjen e kulturave tradicionale bullgare si speca dhe domate. Sipërfaqet, në të cilat rriten domatet janë 40% më pak në krahasim me vitin 2019, kurse ato me speca – 30% më pak. Ndërkohë fermerët parapëlqejnë të orientohen tek rritja e patateve, shalqinjve dhe pjeprave. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD