Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë në Bullgari më 1 qershor për vizitë me ftesë të Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo do të jetë vizita e parë e një politikani të huaj tek ne pas pandemisë. Borisov dhe Vuçiç do të inspektojnë përparimin në ndërtimin e autostradës “Evropa” dhe të gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Projektet janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për ndërlidhjen e infrastrukturës së Bullgarisë me atë të Serbisë dhe për konektivitetin e Ballkanit me Evropën.
Kryeministri do të mirëpresë mysafirin në aeroportin e Sofjes dhe ata do të diskutojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Theksi i bisedimeve do të jetë perspektiva evropiane e Serbisë. Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se pas disa ditësh pritet dhe vizita e Kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..