Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të mbërrijë në Bullgari më 1 qershor për vizitë me ftesë të Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo do të jetë vizita e parë e një politikani të huaj tek ne pas pandemisë. Borisov dhe Vuçiç do të inspektojnë përparimin në ndërtimin e autostradës “Evropa” dhe të gazsjellësit “Rryma Ballkanike”. Projektet janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për ndërlidhjen e infrastrukturës së Bullgarisë me atë të Serbisë dhe për konektivitetin e Ballkanit me Evropën.
Kryeministri do të mirëpresë mysafirin në aeroportin e Sofjes dhe ata do të diskutojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Theksi i bisedimeve do të jetë perspektiva evropiane e Serbisë. Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se pas disa ditësh pritet dhe vizita e Kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis.
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët dhe dy nipërit e tij. Familja do të qëndrojë në Obzor, tha Peschke. Sipasfjalëve të tij, pushimet e..
Filialet e Lukoil në Bullgari janë nën një presion të paparë dhe kompania po shqyrton shitjen e aseteve në vend, tha ambasadorja ruse në Sofje Eleonora Mitrofanova në një intervistë me RIA Novosti shtetërore. Qarkullimi tregtar midis Rusisë dhe..
Bullgaria, si një vend kufitar i jashtëm i BE-së, ka filluar të luajë një rol kyç në pranimin e refugjatëve nga Ukraina, thotë një raport i OKB-së, raporton BTA. Deri më tani, vendi ka pranuar mbi 2.3 milionë refugjatë nga Ukraina, por shumica..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 23°, në Sofje – 16°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet..
Nuk ka një orar të qartë për dorëzimin e gjashtë avionëve të mbetur luftarakë F-16 Block 70 në Bullgari. Kjo u tha në një përgjigje me shkrim nga..
Festivali i katërmbëdhjetë tradicional i grupit etnografik hërcoi do të mbahet sot, 9 gusht, në fshatin Kacellovo, bashkia Dve Mogili, rajoni Ruse...