Që nga data 1 qershor në Bullgari lejohen vizitat në ambientet e mbyllura të restoranteve, restoranteve të ushqimit të shpejtë, pijetoreve, kafeneve, ëmbëltoreve. Lejohet gjithashtu përdorimi i pajisjeve sportive dhe i atyre për fëmijë në hapësirat e mbyllura. Është lejuar aksesi edhe tek sallat e argëtimit dhe të lojërave, me përjashtim të diskotekave, lokaleve të natës dhe piano-bareve.
Që nga 1 qershori rivendosen edhe linjat e autobusëve deri në Greqi dhe Serbi. Të gjithë që udhëtojnë deri në këto shtete nuk do të vendosen në karantinë 14 ditore. Transporti do të realizohet në respektim të të gjitha masave kundërepidemike.
Më 1 qershor edhe Turqia hap për turistët pikëkalimet e saj në kufirin me Greqinë dhe Bullgarinë.
Rituali i mbledhjes së trëndafilave ka filluar në kopshtet e trëndafilave pranë Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore), njoftoi bashkia. Dhjetëra të ftuar u mblodhën në kopshtet me trëndafila pranë fshatit. Kënçevo, për të mësuar rreth traditave të..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik dhe anasjelltas, njofton BTA. Të gjithë fëmijët që udhëtojnë do të marrin dhurata. Treni do të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme , nën ndikimin e një cikloni mesdhetar që kalon nëpër Detin Egje dhe ngushticat drejt Detit të Zi, situata meteorologjike në Bullgari do të jetë e ndërlikuar. Do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të..
Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 qershor, Hekurudhat Shtetërore Bullgare organizojnë një udhëtim tërheqës retro nga Sofja deri në Pernik..
Një pullë postare me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit..