Në Sofje u hap Takimi i 20-të Botëror i Mediave Bullgare, i organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Ai zhvillohet nën moton "Media dhe Dituria" dhe bashkon përfaqësues të 34 mediave nga 25 vende.

Në hapje, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Kirill Vëllçev, ngriti çështjen e nevojës që Bullgaria të ofrojë urgjentisht një program për mbështetje sistematike për mediat bullgare jashtë vendit, siç e zbaton me sukses për shkollat. Ai kujtoi se gazetarët mbartin njohuritë e sotme, ashtu si mësuesit përcjellin njohuritë e djeshme.

"Shpresoj që takimi i këtij viti i mediave bullgare do të bëhet një shembull se si çdo bullgar, kudo që të jetë në botë, është i rëndësishëm për vendin dhe shoqërinë tonë", shkroi Kryeministri Rosen Zheljazkov në përshëndetjen e tij për pjesëmarrësit.
Në fjalimin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, theksoi rolin e Radio Bullgarisë, e cila mban një lidhje të gjallë me bullgarët jashtë shtetit. Ai përmendi edhe podkastin “Ura e Besimit”, i cili prezanton bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare jashtë vendit, të cilin Radio Bullgaria e krijon në bashkëpunim me Dioqezën Ortodokse Bullgare të Evropës Perëndimore dhe Qendrore dhe “Gazeta e Kishës”, organi zyrtar i shtypur i Kishës Ortodokse Bullgare, njoftoi reporteri i Radio Bullgarisë, Joan Kolev.

Kryeredaktorja e revistës bullgaro-hungareze për kulturën dhe jetën publike "Hemus" Svetlla Kjoseva theksoi në fjalën e saj përfitimet e takimeve të tilla, të cilat jo vetëm bashkojnë mediat bullgare të shpërndara në të gjithë botën, por edhe lehtësojnë kontaktet e tyre me institucionet bullgare, njoftoi BTA.

Në hapjen e forumit mori pjesë edhe Simeon Sakskoburggotski, i cili 20 vjet më parë, në cilësinë e Kryeministrit të Bullgarisë, iu drejtua pjesëmarrësve në Takimin e Parë Botëror të Mediave Bullgare në Sofje më 23 maj 2005.

Tradicionalisht, gjatë takimit do të ndahet çmimi i Fondit Kombëtar të Fondacionit "13 Shekuj të Bullgarisë" për kontribut në përhapjen e kulturës bullgare nga mediat në gjuhën bullgare jashtë vendit.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:BTA
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të ultësirave dhe pranë baseneve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev. Kleriku fitoi popullaritet të gjerë me kauzën fisnike së cilës i kushtoi jetën - për t'u dhënë ngrohtësi,..
Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë..