Asociacioni i kapitalit industrial në Bullgari insiston për zhvillimin e një debati të gjerë dhe jo të politizuar në shoqëri dhe për hartimin e legjislacionit dhe algoritmit të veprimit në raste të krizave të ardhshme me përmasat e asaj të Covid-19.
Sipas industrialistëve në rast të një vale tjetër të epidemisë duhet të ketë parashikueshmëri, në mënyrë që të evitohen pasojat jo të favorshme. Ka nevojë dhe për caktimin e prioriteteve për zhvillim në kushtet e mjedisit të ri global social, politik dhe ekonomik.
Arsyeja për këtë kërkesë është propozimi i Komisionit Evropian për plan me përmasa të mëdha për rimëkëmbje “të qëndrueshme, të bashkërenditur dhe të drejtë për të gjitha shtetet-anëtare” me buxhet prej 1,85 trilionë eurosh.
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..