Rimëkëmbja e ekonomisë sportive është një përgjegjësi e madhe për të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Ajo duhet të jetë ndër prioritetet e BE-së dhe të jetë e përkrahur me mjetet e fondeve evropiane.
Këtë e deklaroi Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev në konferencën video të ministrave të sportit të BE-së. Kralev theksoi se në nivelin e BE-së Bullgaria që nga vetë fillimi e përkrah metodën e koordinuar të përballimit të pasojave të pandemisë mbi sport. Ai shtoi se Bullgaria është në një etapë shumë të hershme dhe ka filluar të ndërmarrë masa për zbutjen e ndikimit negativ të pandemisë mbi ekonominë sportive.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..