Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bulgargaz" llogariti shumat të cilat duhet t’u kthejë klientëve të vet

Foto: arkiv

Operatori bullgar i gazit “Bulgargaz” u ka dërguar klientëve të vet projekte të marrëveshjeve me shumat e llogaritura që duhet të kthehen nga ana e kompanisë në kuadrin e marrëveshjeve për furnizim të gazit natyror për periudhën nga gushti 2019 deri në mars 2020.

Kompania e gazit është e gatshme t’i kthejë paratë menjëherë pas lidhjes së marrëveshjeve pa pirur skadimin e afatit ligjor prej 14 ditësh.

Vendimi u mor pas uljes 40% të çmimit të gazit të furnizuar për Bullgarinë nga furnizuesi rus Gazprom më 1 prill të këtij viti dhe kompensimit të shumave të marra.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

120 mijë të rinj bullgarë janë në kurthin e kredive të shpejta

Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna..

botuar më 25-08-19 6.42.MD

Për KNSB-në mbetet mister se si formohen shtesat e çmimeve të mallrave

Dyqanet e vogla mbajnë çmime më të ulëta në krahasim me zinxhirët tregtar, me diferenca që lëvizin nga 1 deri në 10%. Ky është një nga përfundimet e monitorimit mujor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) mbi çmimet e mallrave..

botuar më 25-08-15 12.43.MD

Në kulmin e sezonit të verës – si e presin pronarët e restoranteve dhe klientët futjen e euros?

Jemi në mes të sezonit turistik të verës në Bullgari, kur bregdeti i Detit të Zi, por jo vetëm ai, është plot me turistë nga vendi dhe jashtë vendit. Duke përjashtuar hotelet "all inclusive", pushimet tona lidhen edhe me ndarjen e një buxheti të..

botuar më 25-08-14 6.55.PD