Një numër gjithnjë në rritje i të rinjve në Bullgari po bien pre e aksesit të lehtë në kredi të shpejta, të nxitur nga mungesa e përvojës financiare, dëshira për kënaqësi të menjëhershme dhe ndikimi i rrjeteve sociale. Kështu komentoi për BNR – Varna përmbaruesja private Stanimira Danova. Sipas të dhënave nga organizata profesionale, mbi 120 mijë persona të moshës nga 18 deri në 30 vjeç në Bullgari janë aktualisht subjekt i procedurave të përmbarimit për shkak të kredive të papaguara. Problemi kryesor, sipas Danovës, është se shumë të rinj nuk e kuptojnë realisht koston totale të një kredie – përveç shumës kryesore, shtohen tarifa, sigurime dhe shpenzime të tjera që në disa raste dyfishojnë vlerën e huas. Ajo përmendi një rast konkret me një kredi prej 1000 leva (rreth 511 euro), ku shuma totale për t’u kthyer arrin deri në mbi 1600 leva (rreth 818 euro). Në rast mospagimi, pasojnë procese gjyqësore, bllokim i llogarive bankare dhe shpenzime shtesë për avokatë dhe përmbarues, të cilat rëndojnë mbi borxhliun.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: niepotrebitelite.euMe hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes prezantoi hartën e parë interaktive të investimeve në Bullgari . Qëllimi i platformës është t'u ofrojë investitorëve bullgarë dhe të huaj informacion të dobishëm dhe të azhurnuar në një vend dhe ta bëjë më të lehtë..
Rritja e ekonomisë kombëtare në tremujorin e dytë të vitit 2025 u përshpejtua me 3.5% në bazë vjetore. Sipas një analize nga Banka Kombëtare Bullgare - BNB nga numri 3 i "Pasqyrës Ekomomike", faktorët kryesorë për përshpejtimin janë rënia e importeve..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët..