Mundës nga skuadra kombëtare e Bullgarisë, shumë medalje të fituara në garat evropiane dhe bullgare – për këtë është i njohur Mehmed Feraim. Sot, burri 27 vjeçar korr suksese edhe në fushat e luleshtrydheve në fshatin e tij të lindjes Peçenica në Lludogorie.
“Deri tani familja ime merrej mе blegtori, por ëndrra e madhe e babit tim ishte për të rritur luleshtrydhe biologjike. Dhe meqenëse tashmë një vit banoj në fshat, vendosëm për ta realizuar. Konsultohemi me një specialist të bio-bujqësisë, që të kemi prodhim cilësor dhe sivjet do të kemi rendimentin tonë të parë” – thotë fermeri i ri.
Familja e Mehmedit rrit 30 dynymë luleshtrydhe biologjike. Në këtë prodhim nuk përdoren plehra dhe preparate artificiale dhe nuk ka pesticide, na shpjegon ai procesin e gjatë dhe të vështirë të bio-bujqësisë. Prodhimi është shumë i shtrenjtë, por kënaqësinë e vet Mehmedi e përshkruan kështu: “Besoni, shija e luleshtrydheve ekologjikisht të pastra është krejt e ndryshme, e vërtetë! Kurrë nuk kam ngrënë luleshtrydhe kaq të shijshme!”
Një prej sfidave para prodhuesit të produkteve biologjike është mungesa e krahut të punës. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka arritur të gjejë njerëz, të cilët të punojnë në fushat e luleshtrydheve.
“Dje patëm 30 punonjës, sot – 50. Moti me shi na pengon. Siç e dini luleshtrydhja është një frutë që prishet shumë shpejt. Dhe moti i lagët nuk i ndikon mirë. Sot mblodhëm 2 tonë, por duhej të mblidhnim 5 tonë. Shpresoj se deri në 20 qershor ta përfundojmë me vjeljen e luleshtrydheve.”
Sa i përket realizimit të prodhimit ish-kampioni i mundjes dhe fermer i tanishëm është i qetë:
“Ka një interes të madh ndaj luleshtrydheve tona biologjike. E dorëzojmë prodhimin tonë në Veliko Tërnovo, ku ka frigoriferë të mëdhenj dhe nga atjeproduktet ekologjikisht të pastra përhapen në tregjet evropiane.Vazhdimisht bëhen analiza, të cilat tregojnë se luleshtrydhet e fushave të fshatit Peçenica janë me cilësit të lartë dhe janë rritur me dashuri të madhe ndaj natyrës.”
Bujqësia sot është përgjegjësia jonë për të ardhmen e bletëve, tokës, ujërave, ajo është e ardhmja e fëmijëve tanë!– kjo është motoja e Mehmed Feraimit në profesionin e tij të ri.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal Mehmed Feraim
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..