TVSH-ja për ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare të jetë 9%, vendosi në lexim të dytë komisioni buxhetor në Parlament. TVSH-ja për librat gjithashtu do të jetë më e ulët.
Kryetarja e Komisionit Menda Stojanova, e cila është kundër TVSH-së së diferencuar, përkrahu uljen e çmimeve për mallrat e fëmijëve.
Sipas propozimit të saj alkooli i akcizës që ofrohet në restorante dhe si pjesë e cateringut mbetet me 20% TVSH. Kjo i zemëroi pronarët e hoteleve dhe të restoranteve, të cilët kishin marrë premtim nga Kryeministri Bojko Borisov për ulje të TVSH-së deri në 9% për tërë xhiron e tyre. Diferencimi do të verojë deri në fund të vitit 2021. Që të hyjnë në fuqi tekstet duhet të miratohen nga Parlamenti.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..