Gjatë 24 orëve të fundit 43 nga 816 mostrat e analizuara ishin pozitive. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit të Sistemit Kombëtar Informativ botuara në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë. Deri tashti rastet e konfirmuara të koronavirusit në Bullgari janë 2711 dhe prej tyre aktiv janë 1006. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 1545, prej të cilëve 17 gjatë 24 orëve të fundit. Në spital mjekohen 155 pacientë me Covid-19, prej të cilëve në repartet intensive janë 12 veta. Personeli i infektuar mjekësor deri tashti arriti 294 veta, 6 prej të cilëve u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit. Nuk ka raste të reja të vdekjes me Covid-19.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..