Partia Socialiste Bullgare BSP shpalli grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë në çdo qytet. Socialistët propozojnë gjithashtu krijimin e dy komisioneve në Parlament – njëri për hetimin e lidhjeve të pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai me 18 akuza, ndërsa tjetri – për skandalin në Ministrinë e Bujqësisë pas incizimit audio, ku Ministrja Desisllava Taneva këshillon që të mos flitet për mashtrime në kuadrin e skemës evropiane për përkrahje të ndërlidhur.
Në përgjigje të kësaj GERB akuzuan BSP për veprime, të cilat janë në shërbim të interesave të biznesmenit Vasill Bozhkov. Në një briefing në centralin e GERB-it deputeti Toma Bikov shpalli se GERB do të përkrahë krijimin e një komisioni i cili të zbulojë oligarkët e tërë periudhës së tranzicionit. Në këtë komision tema nuk duhet të jetë Vasill Bozhkov dhe partia e tij e ardhshme, por duhet të shqyrtohet tërë problemi, nënvizoi Bikov.Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..