Hayes & Y janë fituesit në konkursin “Pranvera 2020” të Radios Kombëtare Bullgare. Kënga e tyre “Call the Police” fitoi çmimin e madh – pjesëmarrje në festivalin “Eurosonic 2021” në Groningen të Vendeve të Ulëta.
Mbajtësi i çmimit special për debutim është Aleksandër Georgiev (A.L.E.K.S), autor dhe interpretues i këngës “Paradise with you”. Çmimin e parë të jurisë e fitoi kënga “Phoenix” të grupit “Casual Threesome”, atë të dytë – kënga “Call the Police” të Hayes & Y, ndërsa çmimi i dëgjuesve iu dorëzua Margarita Hranovës për këngën “Vetëm me dashurinë”.
Koncerti tradicional i finalistëve dhe dorëzimi i çmimeve do të mbahet më vonë këtë vit.
Këngët-finaliste dhe fituesit e konkursit “Pranvera 2020” për këngë të re pop dhe rok të BNR-së mund t’i dëgjoni KËTU."Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi..