Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” e përmirëson pozitën e vet në një prej klasifikimeve më të autoritetshme botërore të shkollave të larta QS World University. Universiteti i Sofjes është në grupin mes vendit të 600 dhe të 650. Para dy vitesh “Shën Klementi i Ohrit” ishte në grupin nga vendi i 800 deri në atë të 1000. Pozita nga viti 2000 është më e mira deri tani, pasi gjatë vitit 2019 Universiteti i Sofjes ishte në grupin nga vendi 751 deri në vendin e 800.
Treguesit, të cilët pengojnë lëvizjen e universitetit më të vjetër bullgar më përpara në klasifikim, janë mungesa e pedagogëve të huaj, të cilët janë nën 1%. Pak janë edhe studentët e huaj – vetëm 1100 nga gjithsej 19 000 studentë.
Për nga treguesit e tjerë Universiteti i Sofjes është mbi nivelin mesatar të 1000 universiteteve më të mira në botë.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...