Sipërmarrësi social Boris Kolev është ndër 8 finalistët dhe është evropiani i vetëm i nominuar për Sallën Globale të Biznes Famës për vitin 2020. Ky është konkurs i një prej fondacioneve më të mëdha në sferën e biznesit sipërmarrës Junior Achievement. Prej afro 40 vitesh e këtej fondacioni zgjedh disa figura kyçe nga sipërmarrësit në mbarë botën, të cilët përfshihen në listën e biznes famës /JA hall of Fame/. Një juri prej 230 ekspertësh në biznesin e shteteve të ndryshme i vlerëson kandidatët.
“Gjithçka arrihet me shumë përpjekje dhe punë, por gëzohem shumë se ndokush në skajin tjetër të botës na ka vërejtur. Shpeshherë nuk na vlerësojnë në Bullgari, por kur e shohin punën e ndonjë shtetësi të Evropës Lindore është shumë bukur. Madje vetëm nominimi është një sukses i madh” – thotë Boris Kolev. Ai është i njohur për projektet e tij të suksesshme sipërmarrëse dhe sociale që në moshën më të hershme dhe për ndikimin social të veprimtarisë së tij.
Për vetveten bullgari tregon se e ka filluar biznesin e vet që në moshën 19 vjeçe, duke krijuar një organizatë joekonomike, bashkë me miq të tij nga organizata të ndryshme bamirëse. Atëherë qëllimi i tyre ka qenë për ta përgatitur mjedisin për përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë në biznes. Kanë filluar me një portal informativ dhe konsultimin e disa kompanive.
11 vjet më vonë Boris konstaton një zhvillim shumë të madh në këtë drejtim. Sipas tij biznesi bullgar ka filluar t’u kushtojë vëmendje investimeve strategjike dhe kauzave sociale dhe jo thjeshtë fushatave të veçanta bamirëse.
Aktualisht bullgari është ekspert dhe nënpresident për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën i kompanisë gjermane për software financiar, krijues i platformës më të vjetër trading në botë.
“Po të kem projekt të pasuksesshëm, ndërsa ato janë më shumë nga të suksesshmet, po të kemi ndonjë konflikt me partnerët, madje pas falimentimit të parë të kompanisë, kam qenë i detyruar për ta shitur veturën time personale, që të mund t’i kthejë borxhet. Pas një mossuksesi të tillë nuk mund të mos i përballosh problemet, sepse tashmë i ke bërë konkluzionet e domosdoshme. Që si fëmijë unë përfshihesha si vullnetar dhe i ndihmoja organizatat e ndryshme, kam punuar edhe në institucione për fëmijë me probleme. Kjo e provokoi interesin tim dhe menjëherë pasi mbusha 18 vjeç organizova kampin më të madh veror për fëmijët nevojtarë në Varna, me mbi 100 fëmijë. Projektet e këtij lloji më sillnin një kënaqësi të madhe që kur isha shumë i ri.”
Sot gjithnjë e më aktuale është krijimi i eko-sistemeve startup. Pikërisht një sipërmarrës i tillë është Boris Kolev. Angazhimet e tij të fundit janë në kuadrin e një projekti inovativ, ku është themelues dhe investitor. Fokusi është tek përmirësimi i prodhimit të një rrjeti të posaçëm për pastrimin e ajrit në dhomë. Boris është duke bashkëpunuar me kolegë të tij nëpërmjet një laboratori në Çeki. Efekti është 93% ajër i pastër.
Sipërmarrësi është i bindur se së shpejti do të startojë një prodhim serik, ndërsa rrjeti do të përhapet në treg në kuadrin e një muaji.
Është interesante se në Bullgari problemi nuk është gjetja e parave, por e njerëzve – e nëpunësve të mirë, të cilët të punojnë për realizimin e ideve të bukura. Aktualisht Sofja është një prej vendeve më të mira për fillimin e një biznesi të ri, sepse këtu është shumë lirë, po të falimentosh, procedurat janë të lehtësuara, tatimet janë të ulëta dhe aksesi tek specialistët është i lehtësuar” – tha në një intervistë për televizionin Bloomberg Boris Kolev.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: ferdslist.orgKrasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..
Duke u nis ur nga veriu për në jug , nga rajonet malore të Gorës dhe Gol l o bo rd ë s dhe duke zbritur drejt pikës më juglindore të Shqipërisë, fshatin Vërnik , do të dëgjoni t ë flitet gjuha bullgare. Në disa nga këto vende, për..
Krahas rajoneve historiko-gjeografike të Gorës dhe Gollobordës, popullsi kompakte bullgare ka edhe në pjesën juglindore të Shqipërisë. Edhe pse migrimi ekonomik i viteve të fundit ka pasur një ndikim negativ, bullgarët në rajonin e qyteteve Korçë,..