Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së Krishtit". Në hapjen e saj në Qendrën Kulturore dhe Informative Ruse u shfaq filmi dokumentar "Shenjtori", si hyrje në temën kryesore të ekspozitës – lidhjen shpirtërore midis Shën Joanit të Rilës dhe Shën Joanit të Kronstadit.
Të dy shenjtorët mrekullibërës, të përkushtuar ndaj dashurisë së Zotit, janë ndër më të nderuarit në botën shpirtërore ortodokse, në të cilën të gjithë besimtarët janë një komb përtej kufijve. Forca e tyre shpirtërore dhe shqetësimi i pamasë për të sëmurët, të vuajturit, të padrejtët, si dhe aftësia e tyre për të ndërmjetësuar për të varfrit me lutje të zjarrta, e frymëzoi krijuesen Ekaterina Titova të kërkonte të përbashkëtën mes dy shenjtorëve dhe ta rikrijonte atë në një ikonë, për të cilën do t'ju tregojmë në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë.
Programi festiv me prezantimin e krijueses përfundoi me një koncert të korit të oborrit të Kishës Ortodokse Ruse pranë kishës "Shën Nikollaj Mrekullibërësi". Vetë ekspozita, e cila prezanton ikonat më të fundit të Ekaterina Titova, së bashku me veprat e saj të aplikuara, mund të shihet në Qendrën Kulturore dhe Informative Ruse deri më 8 dhjetor.
Ekaterina Titova para disa muajsh vizitoi Bullgarinë për herë të parë dhe u dashurua me vendin tonë dhe thesarin shpirtëror të Manastirit të Rilës.
Çfarë na tha ajo në takimin e parë mund të lexoni në intervistën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Darina Grigorova
Një soliste e suksesshme dhe pedagoge e njohur, violinistja bullgare Devorina Gamallova jeton më shumë se tre dekada në Londër. Është lindur në Gabrovo, në familjen e një bullgari dhe të një gjermaneje nga Dresdeni. Studion në Ruse dhe në Akademinë..
Edhe pse është i njohur kryesisht si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Vasill Levskit dhe një luftëtar i përkushtuar për çlirimin kombëtar, Atë Matej Preobrazhenski (1828–1875) nuk kufizohej vetëm në aktivitetin revolucionar. Pak detaje dihen..
Historia dhe përvoja jetësore e piktorit Kirill Zheljazkov meritojnë vëmendjen e atyre njerëzve që kurrë nuk ndalojnë së ëndërruari. I lindur në Jamboll, Kirilli zbulon prirjet e tij artistike, falë një mësuesi të vizatimit, i cili këshillon..