Bullgaria kërkon përkrahës për të ngritur padi në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian në Luksemburg në se pakoja “Mobilitet” do të miratohet në variantin e tanishëm. Këtë e tha ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Pasi komisioni i Parlamentit Evropian hodhi poshtë propozimet e Bullgarisë dhe të disa vendeve të tjera për heqjen e teksteve për kthim të detyrueshëm të kamionëve në vendin nga ku janë dhe për pushime javore të shoferëve, transportuesit bullgarë mendojnë të regjistrojnë firmat e tyre jashtë shtetit kështu që të evitojnë regjimin restriktiv. Tekstet e pakos do të shqyrtohen në Parlamentin Evropian më 8 korrik.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..