Bullgaria do të shfrytëzojë vulë për siguri dhe higjienë nga Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (WTTC - The World Travel & Tourism Council), informoi Ministria e Turizmit. Vula „Safe Travels“ jep mundësi që më lehtë të dallohen destinacionet, mjetet transportuese,vendet për akomodim dhe ushqim që aplikojnë standarde të larta për siguri dhe higjienë.
Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm e startoi këtë nismë në lidhje me masat për luftimin e Covid-19 dhe përfshiu vulat në protokollet e veta për udhëtim të sigurt. Dokumentet japin informacion dhe orientime si për firmat që ofrojnë shërbime turistike ashtu edhe për turistët përsa i përket respektimit të higjienës, dezinfektimit dhe distancës fizike. Qëllimi është të aplikohen plane që të azhurnohen përpjekjet për rimëkëmbjen e sektorit turistik nga kriza. Dokumentet do të aktualizohen në rast ndryshimi të situatës epidemiologjike.
“Vula është me rëndësi të madhe për rivendosjen e besimit të konsumatorëve në përmasë botërore, kështu që pasagjerët të jenë të sigurt se ekzistojnë standarde të forcuara për higjienë dhe të udhëtojnë në mënyrë të sigurt”, komentoi Gloria Guevara, presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e WTTC.
Udhëzimet e përgatitura nga Ministria e Turizmit e Bullgarisë për vendet për akomodim dhe për ushqim përshtaten me protokollet e WTTC, gjë që e bënë vendin tonë pjesë e kësaj iniciative. Ajo ka përkrahjen e Organizatës Botërore të Turizmit, Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA) etj. theksohet në njoftimin e Ministrisë Bullgare të Turizmit.
Në sajtin e organizatës botërore u botua një deklaratë e ministres bullgare të turizmit Nikolina Angellkova, në të cilën ajo ndër të tjerët thekson: “Turizmi është një kauzë e cila sjell të ardhmen më të mirë për të gjithë dhe së bashku mund të zgjidhim kriza dhe sfida. Mirëpresim iniciativënpër udhëtim të sigurt nga WTTC, e cila do të sigurojë rimëkëmbjen e shpejtë të sektorit turistik pas pandemisë botërore Covid-19 dhe do të rivendosë besimin e udhëtarëve.”
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, BTA
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..
Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..