Mysafiri i vetëm i huaj i edicionit të sivjetshëm të festivalit "A to JazZ" është Vlatko Stefanovski. Shtatë koncertet do të mbahen nga 3 deri në 24 korrik në skenën në të hapur “Platforma A6” të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Çdo një koncert do të jetë me publik të kufizuar dhe me biletë. Vendosëm se është me rëndësi t’i përkrahim artistët, për të cilët ky vit është shumë i rëndë, komentoi krijuesi i festivalit Petër Dimitrov. Gjatë vitit 2019 "A to JazZ", me akses të lirë, ishte vizituar nga mbi 35 000 veta, ndërsa në saje të kanalit televiziv Mezzo, i cili e pasqyroi ngjarjen, ajo ishte parë nga mbi 54 mln shikues në botë.
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..