Skulptori Milen Ivançev rinovon pemë të thata në qytetin veriperëndimor bullgar. Figura prej druri të kafshëve, të protagonistëve përrallorë dhe simbole të alfabetit dhe librave kënaqin syrin e qytetarëve.
Aktualisht krijuesi freskon pas stinës dimërore dy pemët para shkollës fillestare “Ivanço Mlladenov” në Vraca, të cilat janë shndërruar në simbole të letërsisë dhe shkrimit. Mbi njërën pemë të thatë janë gdhendur 10 libra, ndër të cilat Bibla dhe e ashtuquajtura “Abetare e Peshkut”, ndërsa në majën e skulpturës ka një kukuvajkë pylli. Në pemën e dytë janë rikrijuar shkronja prej alfabetit bullgar. Do të rinovohet dhe skulptura, e cila prezanton fluturimin e një shqiponje. Në trungun e pemës krijuesi e ka lënë mesazhin e vet “Vraca – foleja e shqiponjave”.
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..