Kryeministri Bojko Borisov ka biseduar në telefon me zëvendëspresidenten e BE-së Margrethe Vestager. Të dy kanë diskutuar përparimin e Bullgarisë në lidhje me Eurozonën dhe hyrjen në mekanizmin paraprak ERM II. Borisovi ka shprehur bindjen se hyrja e vendit tonë në ashtuquajturën “dhomë të pritjes” të Evrozonës (ERM II) do të ndikojë pozitivisht klimën ekomomike në vendin tonë, kurse kontrolli i përbashkët bankar do të jetë një garanci suplementare për transparencën e bankave bullgare.
Politika e arsyeshme fiskale është ndër arritjet, me të cilat Bullgaria mund të krenohet dhe të përdoret si shembull. Qëndrueshmëria financiare dhe disiplina janë ndër faktorët kryesorë për gjendjen e mirë të vendit para krizës së shkaktuar nga Covid-19, ka nënvizuar Borisovi.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..