Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria vazhdon të gëzojë një përkrahje të madhe politike

Foto: MarketLinks

Epidemia e Codid-19 rezultoi në një rritje të besimit në qeveri me 5-7%, kurse në gjyqësor dhe në Kuvendin Popullor – 6-7%, tregon studimi sociologjik i agjencisë “MarketLinks”.

Përkrahja për partinë qeverisëse GERB shënon një rritje të konsiderueshme deri në 28%.

Partia kryesore opozitare Partia Socialiste Bullgare e ka përkrahjen e 21% prej të anketuarve. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila gjithashtu është në opozitë mbështete nga 8% prej njerëzve.

Partia e paregjistruar, e cila deri tani mbetet hipotetike, e shoumenit Sllavi Trifonov gjithashtu fiton gjithnjë e më shumë përkrahës dhe miratimin e tyre për të e tregojnë 8% prej respondentëve.

Është duke u rritur shqetësimi i njerëzve për pasojat ekonomike të krizës. 52% prej të anketuarve kanë pritje negative për të ardhmen e ekonomive të tyre familjare, 39% - kanë pritje pozitive, kurse 9% nuk mund të vlerësojnë situatën dhe nuk japin përgjigje konkrete. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Aleanca për të Drejta dhe Liri” kryeson votimin jashtë vendit

Me protokolle 100% të përpunuara në KQZ në votimin jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë zgjedhën në vend të parë “Aleancën për të Drejta dhe Liri” me 22.65%. Pas tyre është koalicioni PP-DB me 20.80%, i ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 13.29%. "DPS -..

botuar më 24-10-28 10.28.PD

Me 98.30% protokolleve të përpunuara të KQZ-së: Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë nëntë formacione

Pas votimit të parakohshëm parlamentar të 27 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi të dhëna të ndërmjetme nga 98.30% të protokolleve të përpunuara. Në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor hyjnë nëntë formacione..

rinovuar më 24-10-28 9.51.PD

Votimi jashtë vendit përfundoi

Në orën 05:00 me orën bullgare, më 28 tetor, dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanada. Në SHBA kishte 53 qendra votimi, kurse në Kanada 15. Sipas informacioneve të përfaqësive tona diplomatike dhe..

botuar më 24-10-28 8.19.PD