Aktualisht në kufirin bullgar është e qetë dhe nuk ka presion migrantësh, megjithëse pas ngrohjes së motit kishte prova të grupeve të veçanta për të hyrë në territorin bullgar. Këtë e tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Sipas tij migracioni ilegal gjithmonë përbën një rrezik potencial dhe kërcënon edhe shtetet e tjera në Evropë. Tani për tani Policia Kufitare përballet me problemin dhe nuk e lejon kalimin në territorin bullgar, nuk ka nevojë për t’u dërguar ushtria, por në rast nevoje ajo gjithmonë mund të dërgohet, shtoi Karakaçanov.
Ai tha gjithashtu se megjithë krizën e shkaktuar nga Covid-19 mjetet për projekte dhe paga në ushtri nuk do të pakësohen.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..