Ekonomia bullgare shënon rrite para pandemisë, por në vitin 2020 ajo u gjend para tkurrjes më të madhe që nga fundi i viteve 90. Në rast të skenarit më të favorshëm – kalimi i epidemisë deri në verë prodhimi do të pakësohet 7.1% gjatë vitit 2020, ndërsa gjatë vitit 2021 ekonomia do të shënojë rritje. Mirëpo, në rast se ka valë të dytë të koronavirusit ekonomia do të tkurret rreth 8% këtë vit dhe akoma 0.3% gjatë vitit 2021.
Kjo është prognoza e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) (prognoza e Komisionit Evropian është për 7.2%, ndërsa ajo e qeverisë për 3%). Sipas analizës ristartimi i ekonomisë mund të kërkojë një përkrahje më të madhe politike. Papunësia mund të rritet, sidomos në qoftë se skema e qeverisë për subvencionimin e pagave përfundon gjatë korrikut dhe nuk ka politika të reja të punësimit.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..