Anëtarësimi i ardhshëm i Bullgarisë në Agjencinë e Energjisë Atomike nga 1 janari 2021 u diskutua në telefon midis ministres bullgare të energjetikës Temenuzhka Petkova dhe drejtorit të përgjithshëm të agjencisë William Magwood. Kandidatura e Bullgarisë mori përkrahjen e vendeve anëtare dhe tani Këshilli i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik duhet të marrë vendim. Ministrja Petkova theksoi, se më se 40 vjet Centrali Atomik Energjetik “Kozlloduj” siguron më se 30 për qind nga energjia elektrike në Bullgari. Ajo theksoi edhe mundësinë për realizimin e Centralit Atomik Elektrik “Belene”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..