Më 27 korrik në Sofje do t’i jepet start edicionit të 67 të Turneut Ndërkombëtar të Çiklizmit të Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur Dimitër Kuzov, kryetari i Federatës Bullgare të Çiklizmit.
Gara, në të cilën duhet të përfshihen mbi 40 skuadra, duhet të përfundojë më 1 gusht në Burgas, duke kaluar përmes Borovecit, Pazarxhikut, Kërxhalit dhe Momçillgradit, Plovdivit dhe Slivenit.
Bullgaria do të marrë pjesë me pesë skuadra. Në garë do të përfshihen edhe sportistë elitarë nga vende të tjera, ndër të cilat Belgjika, Norvegjia, Franca, Italia, Spanja, Çekia, Polonia, Ukraina etj. Gara është përfshirë në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI)
Turneu i parë i çiklizmit në Bullgari u zhvillua në vitin 1924.Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
Aleksandër Vasilev mposhti ish-numrin 37 në botë, Emill Ruusuvuori, dhe solli një fitore historike për Bullgarinë ndaj Finlandës në Kupën "Davis" – kampionatin botëror jozyrtar për ekipe kombëtare në tenis për meshkuj. Numri 2 në botë për të rinj fitoi..