Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev shpalli se kërkimi i detyrueshëm nga pacientët që kanë nevojë për hospitalizim apo konsultim me specialist mjekësor të bëjnë dhe të paguajnë vetë testimet PCR, është i paligjshëm. Urdhëresa e ministrit vjen pas shumë sinjaleve nga ana e qytetarëve për këtë se para se të hospitalizohen, spitalet kërkojnë nga ata të paguajnë vetë analizat sipas metodës PCR për të provuar se nuk janë infektuar me Covid-19.
Ministri është kategorik se të gjitha sinjalet do të kontrollohen dhe shkelësit do të sanksionohen. Njerëzit, të cilët rregullisht paguajnë kontributet e detyrueshme shëndetësore duhet të kenë akses në të gjitha klinikat dhe spitalet, të cilat kanë kontratë me Arkën e Sigurimit Shëndetësor.
Ministria u bëri thirrje të gjithë bullgarëve të alarmojnë në rast të shkeljeve të kësaj urdhërese.
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..