Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori ukrainas: Rajoni i Bollgradit do të ruajë tërësinë e vet administrative

Presidenti Radev (majtas) dhe Ambasadori Moskalenko
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje Ambasadorit të Ukrainës në Sofje Vitalij Moskalenko për dialog më aktiv ndërmjet Bullgarisë dhe Ukrainës për rifillimin e seancave të Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik.

Bullgaria pret se do të ruhet tërësia administrative dhe funksionale e rajonit të qytetit Bollgrad pas zhvillimit të reformës administrative dhe territoriale. Në të jetojnë ukrainas me prejardhje bullgare dhe tërësia administrative e rajonit është në interes të tyre.

Moskalenko ka deklaruar se tërësia e rajonit të Bollgradit nuk do të preket dhe ai do të mbetet i tillë siç ka qenë deri tani.

Në takim është nënvizuar interesi në rritje i shtetasve ukrainas për mundësitë për punë dhe turizëm  në Bullgari. Sipas statistikës gjatë vitit 2019 470 mijë ukrainas kanë vizituar vendin tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD
Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD