Besimi në BE mbetet i qëndrueshëm ndër bullgarët, tregon studimi i agjencisë “Gallup” të bërë me porosi të fondacionit “Konrad Adenauer”. Kriza me Covid-19 nuk ka ndikuar keq imazhin e bashkësisë. Njerëzit nuk janë mjaftë të informuar për planin e BE-së për kompensime pas epidemisë, e kjo është diçka që nuk është në favor të Brukselit.
2/3 e bullgarëve mendojnë se Bashkimi Evropian është i dobishëm pikërisht në këtë krizë. Përkrahësit e demokracisë janë më shumë, por 2/5 prej të anketuarve nuk mendojnë se demokracia është e përshtatshme për menaxhimin e krizave si ajo e koronavirusit.
51% kërkojnë nga BE-ja veprime të përbashkëta për përballimin e krizës, 46% mendojnë se shtetet kombëtare duhet të kenë rolin prijës. 81% mendojnë se kufizimi i epidemisë është përgjegjësi e secilit njeri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..