10 000 leva (rret 5113 euro) gjobë dhe tre muaj dënim me kusht vendosi gjykata kundër një banueseje të qytetit Ellhovo, Bullgari Juglindore, e cila i ka shkelur masat kundërepidemike kundër përhapjes së Covid-19. E akuzuara është kthyer në vend më 27 prill nga Gjermania dhe e ka shkelur shumë herë periudhën e karantinës prej 14 ditësh. Ajo ka vizituar dyqane, është takuar me të njohur, duke kërcënuar shëndetin e shumë njerëzve.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..