“Bullgaria përkrah planin për rimëkëmbje të Bashkimit Evropian. Është propozuar një kompromis i balancuar mes ndihmës së livruar dhe huave”. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë një takimi video të Këshillit Evropian në kuadrin e planit, i cili përfshin një kornizë të re financiare dhe instrumentin “Brezi i ardhshëm BE”, krijuar në përgjigje të sfidave në luftimin e koronavirusit.
Mirëpo, Borisov nënvizoi se krahas përballimit të pasojave të epidemisë ka nevojë për kushte suplementare dhe për prioritetet tradicionale të BE-së nga pikëpamja e buxhetit, si dhe për përqendrim të vëmendjes tek regjionet më të varfra me qëllim përballimin e problemeve të thella ekonomiko-sociale atje, që të arrihet një rritje ekonomike afatgjatë në BE.Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas..