Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me një event online përfundoi "Ambasadori për një ditë" 2020

3
Biseda e Ambadasores Hoxha me Ambasadoren e re Dunja Kelçova
Foto: Ambasada Shqiptare në Sofje

Eventi përmbyllës i iniciativës "Ambasador për një ditë" u zhvillua përmes platformës online, ku morën pjesë Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ambasadorja e re për një ditë Dunja Kelçova. Tema e përzgjedhur këtë vit "Bullgaria në skenën botërore" u ofroi Ambasadoreve të reja një përvojë të vërtetë të diplomacisë shumëpalëshe dhe si të mbështesin sistemin ndërkombëtar bazuar në rregulla në kuadrin e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në Vjenë në muajin shkurt.

“Kjo ishte pjesëmarrja ime e dytë në këtë nismë të mrekullueshme" Ambasador për një ditë ", e cila ka një ndikim të konsiderueshëm nëpër shkollat e mesme në Bullgari në inkurajimin e vajzave e reja për të shprehur pikëpamjet e tyre për çështjet sociale, duke u zhvilluar si personaloitete. Jam shumë e lumtur për këtë se isha mentore e një vajze të re nga qyteti Velingrad, Dunja Kelçova, e cila është me të vërtetë e pjekur për moshën e saj. Unë pashë se ajo ka potencial për të qenë një lidere e ardhshme dhe uroj që ajo të vazhdojë të zhvillojë vetëbesimin dhe këmbënguljen e saj”, tha Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha.

“Mos heshtni, flitni me zë lartë dhe të guximshëm. Ju jeni njerëzit e ndryshimit drejt më së mirës. Jini përgjegjëse, në mendimet dhe veprimet tuaja synoni të vështirën, e cila mund të duket dhe e paarritshme”.  Me këtë thirrje Nënpresidentja Ilijana Jotova ua drejtua fituesve të nismës “Ambasador për një ditë” në eventin e madh online, me të cilin përfundoi edicioni i sivjetshëm

Ngjarja u organizua për vitin e tretë me radhë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Sofje dhe ishte nën patronazhin e Nenpresidentes. Qëllimi i saj është t’i inkurajojë vajzat nga e gjithë Bullgaria për të treguar potencialin e tyre. Më shumë për nismën dhe për edicionin e saj të vitit të kaluar mund të mësoni këtu.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Karllovo mirëpret mijëra mysafirë për "Festën e Trëndafilit"

Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..

botuar më 25-05-31 9.05.PD

Zyrtarisht – fillon sezoni turistik veror 2025

Sezoni veror 2025 fillon zyrtarisht sot, 31 maj, në Pomorie . "Pomorie zë një vend të rëndësishëm në hartën turistike të Bullgarisë dhe ofron një kombinim të shkëlqyer të detit, historisë, kulturës, balneologjisë dhe SPA-së", njofton Ministria e..

botuar më 25-05-31 8.05.PD

Fshati Minerallni Bani pret etno festivalin "Fëmijët e Ballkanit"

Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..

botuar më 25-05-30 4.59.MD