Eventi përmbyllës i iniciativës "Ambasador për një ditë" u zhvillua përmes platformës online, ku morën pjesë Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ambasadorja e re për një ditë Dunja Kelçova. Tema e përzgjedhur këtë vit "Bullgaria në skenën botërore" u ofroi Ambasadoreve të reja një përvojë të vërtetë të diplomacisë shumëpalëshe dhe si të mbështesin sistemin ndërkombëtar bazuar në rregulla në kuadrin e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në Vjenë në muajin shkurt.
“Kjo ishte pjesëmarrja ime e dytë në këtë nismë të mrekullueshme" Ambasador për një ditë ", e cila ka një ndikim të konsiderueshëm nëpër shkollat e mesme në Bullgari në inkurajimin e vajzave e reja për të shprehur pikëpamjet e tyre për çështjet sociale, duke u zhvilluar si personaloitete. Jam shumë e lumtur për këtë se isha mentore e një vajze të re nga qyteti Velingrad, Dunja Kelçova, e cila është me të vërtetë e pjekur për moshën e saj. Unë pashë se ajo ka potencial për të qenë një lidere e ardhshme dhe uroj që ajo të vazhdojë të zhvillojë vetëbesimin dhe këmbënguljen e saj”, tha Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha.
“Mos heshtni, flitni me zë lartë dhe të guximshëm. Ju jeni njerëzit e ndryshimit drejt më së mirës. Jini përgjegjëse, në mendimet dhe veprimet tuaja synoni të vështirën, e cila mund të duket dhe e paarritshme”. Me këtë thirrje Nënpresidentja Ilijana Jotova ua drejtua fituesve të nismës “Ambasador për një ditë” në eventin e madh online, me të cilin përfundoi edicioni i sivjetshëm.
Ngjarja u organizua për vitin e tretë me radhë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Sofje dhe ishte nën patronazhin e Nenpresidentes. Qëllimi i saj është t’i inkurajojë vajzat nga e gjithë Bullgaria për të treguar potencialin e tyre. Më shumë për nismën dhe për edicionin e saj të vitit të kaluar mund të mësoni këtu.Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..