Në ambientet e Ambasadës bullgare në Tiranë, ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, zoti Momçil Rajçevski i dorëzoi drejtorit të shkollës së mesme të bashkuar në Shishtavec letrën me të cilën një grup deputetësh bullgarë dhurojnë fonde të mbledhura prej tyre në ndihmë te shkollës së mesme në Shishtavec, transmetoi 24-ore.com.
Drejtori i shkollës Talent Saferi duke falënderuar për ndihmën deklaroi se “fondet do të përdoren për riparimin e anekseve sanitare të shkollës së mesme të bashkuar në Shishtavec”.
“Bullgaria është atje, ku jetojnë bullgarë! Vëllezërit tanë nga Golloborda dhe Gora nuk janë harruar. Bullgaria mendon për ta!” – shkroi në profilin e vet në Facebook kryetari i grupit parlamentar për miqësi me Shqipërinë Krasimir Bogdanov.
Ai publikoi dhe fotografi me kolegët e tij, me të cilët ka bërë dhurim dhe prej mjeteve mbrojtëse dhe dezinfektuesve për komunitetin bullgar në Prespën e Vogël të Shqipërisë. Ai falënderoi gjithashtu për solidaritetin e treguar nga deputetët në kohët e krizës.
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..