Tërë skuadra e CSKA-Sofjes është izoluar në bazën e tyre në Pançarevo, pasi tastimi i sulmuesit Tomi Juriç ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Të gjithë lojtarët janë testuar, kurse Juriç po pres rezultatin e analizës së dytë.
Akoma gjatë ndeshjes më 20 qershor mes skuadrave “CSKA-Sofje” dhe “Levski”, e cila përfundoi me rezultat 3:3, u bë e qartë se “të kuqit” kanë dyshime për koronavirus në CSKA, sepse dy prej lojtarëve – Juriç dhe Stefano Beltrame kanë qenë me temperaturë 38 gradë dhe prandaj nuk morën pjesë në lojë.
Lajmi më parë ishte njoftuar nga trajneri Millosh Krushiç, pastaj ishte pohuar nga menaxheri i “të kuqve” Stojço Stoillov.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...