Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi i Mjekëve Bullgarë: Shteti duhet të kujdeset për sigurinë e sistemit shëndetësor

Dr. Ivan Maxharov
Foto: arkiv personal

Është obligim i shtetit që të kujdeset për sigurinë e sistemit shëndetësor. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në dr. Ivan Maxharov – kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgar. Më herët në një letër dërguar mediave Bashkimi reagoi ashpër ndaj qëllimit të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vendosur gjoba spitaleve, të cilat kërkojnë që pacientët e tyre të bëjnë teste për Covid-19. Kjo i bën pacientët për të hequr dorë nga mjekimi, sepse nuk mund ta paguajnë. Sipas Maxharovit pacientët nuk duhet t’i paguajnë këto teste, por në çmimet e të ashtuquajturave “shtigje klinike” nuk janë parashikuar shpenzime për PCR.

Në luftimin e koronavirusit shteti nuk ka harxhuar asnjë lev nga buxheti shtetëror për shëndetësinë. Paratë, të cilat jepen për vijën e parë të luftimi janë në kuadrin e një projekti evropian, ndërsa të tjerat – nga Arka Kombëtare e Shëndetësisë” , konstatoi Maxharovi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..

botuar më 25-11-14 7.35.MD

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD
Bojko Borisov

Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari

Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..

botuar më 25-11-14 3.19.MD