Ministri i Sportit Krasen Kralev përshëndeti olimpikët bullgarë, trajnerët dhe miqtë e sportit me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare dhe Ditës së Olimpikut Bullgar. Ai rikujtoi se Bullgaria është një nga 14 shtetet, të cilat kanë marrë pjesë në olimpiadën e parë bashkëkohore në Athinë në vitin 1896 dhe i falënderoi të gjithë sportistët dhe trajnerët e tyre, të cilët kanë mbrojtur nderin e shtetit tonë.
Deri tani Bullgaria ka fituar gjithsej 244 medalje olimpike, 218 prej tyre janë nga lojërat verore olimpike. Vendi ynë ka 52 medalje të arta olimpike, më shumë medalje të arta – 10, janë fituar në olimpiadën në Seul në vitin 1988. Sporti bullgar me më shumë medalje është mundja (stili klasik dhe ai i lirë) – gjithsej 69.Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e..