130 janë rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e sistemit unik informativ. Testimet e bëra janë 2946. Numri i përbashkët i të infektuarve nga fillimi i pandemisë shkoi në 4114 veta. Aktualisht në fazën aktive të sëmundjes ndodhen 1689 veta. 2217 janë të shëruarit. 46 janë të shëruarit gjatë ditës së djeshme.
362 pacientë me koronavirus po ndodhen në spitale, kurse 13 prej tyre janë në reparte të mjekimit intensiv. 208 janë të vdekurit me këtë diagnozë, rasti i fundit është i një gruaje 65-vjeçare me diabet dhe sëmundje kronike – neurologjike dhe të zemrës.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..