Protesta në mbrojtje të natyrës bullgare organizohen këtë mbrëmje në tërë vendin nga organizatat ekologjike. Shkasi për këtë janë amendament që po përgatiten në Ligjin për shumëllojshmërinë biologjike dhe duhet të shqyrtohen në lexim të dytë nga Parlamenti. Ndryshimet janë propozuar nga ish-Ministri i Mjedisit Neno Dimov me motivin se ka nevojë për një metodë të re të administrimit të rrjetit ekologjik “Natura 2000”. Një prej korrigjimeve të diskutueshme përjashton shkencëtarët bullgarë nga procesi i administrimit të zonave të mbrojtura. Ekologët shqetësohen se kështu do t’u jepet dritë jeshile qëllimeve të investitorëve në dëm të natyrës.
Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...