Festa tradicionale “July Morning” për pritjen e lindjes së diellit të parë të muajit korrik, e cila zakonisht organizohet në vendin Kamen Brjag, sivjet nuk do të zhvillohet aty, bënë të ditur nga Bashkia Kavarna.
Autoritetet vendore u bënë thirrje të gjithë njerëzve, të cilët dëshirojnë të kalojnë natën në bregdet dhe të presin lindjen e diellit, të respektojnë të gjitha masat kundër epidemisë, të mos ndotin bregun dhe të kenë parasysh se shkëmbinjtë e bregut janë shumë të lartë dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Pavarësisht se Ministri i shëndetësisë zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike deri më 15 korrik, në bashkinë fqinje Shablla “July Morning” do të organizohet. Për vitin e pestë me radhë njerëzit do të mblidhen në kamping “Dobruxha”. Përveç këngës “July Morning” të "Uriah Heep", publiku do të dëgjojë interpretimet e grupeve “Fara Band” dhe "DO SHO Band".
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..