Pas një takimi me kryeministrin Bojko Borisov ministri i sportit Krasen Kralev tha, se për finalin e Kupës së Bullgarisë midis ekipeve CSKA (Sofja) dhe Lokomotiv (Pllovdiv) më 1 korrik në stadium do të hyjnë deri në 12 mijë veta. Ministri tha se për arsye të rëndësisë së ndeshjes do të lejohet përjashtim të rregullës së vendosur me urdhër të ministrit të shëndetësisë nga 22 qershor për kufizimin e publikut deri në 4 mijë spektatorë në ndeshje. Ai shprehu dëshpërim nga sjellja e tifozëve të cilët nuk respektojnë masat mbrojtëse dhe shprehu shpresë se në të ardhmen do të shfaqin më shumë përgjegjësi.
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..