“Ishulli i Muzikës” është një nga aktivitetet më kolorite verore, interesante si për profesionistët, ashtu dhe për adhuruesit e muzikës.
Edicioni i 11 i festivalit fillon më 1 korrik dhe do të vazhdojë deri në fund të gushtit. “Jam e lumtur se arritëm të përgatitim një program në të vërtetë interesant, në të cilin u përfshinë edhe emra të njohur, edhe muzikantë të rinj, të cilët tashmë kanë fituar popullaritet” – thotë Lilija Tosheva, drejtoreshë e Institutit Kulturor Bashkiak Shtëpia e Kulturës “Sredec” – organizatore e aktivitetit, bashkë me degën “Kultura” pranë Bashkisë së Kryeqytetit.
Koncertet do të zhvillohen çdo të mërkurë nga ora 19.30 në skenën verore të Kopshtit të Borisit.Në rast se kushtet meteorologjike nuk e lejojnë do të mbahen në Largo-n” e kryeqytetit.Hyrja është falas, por edhe publiku, edhe interpretuesit duhet të respektojnë kërkesat për distancë fizike dhe të gjitha masat e tjera të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë.
Fillojmë me një koncert të Projektit Y Jazz – muzikantë të rinj, të cilët do të interpretojnë melodi të njohura nga shekulli i kaluar. Ndër ta është dhe këngëtarja Veleka Cankova – po vazhdon zonja Tosheva. – Pas kësaj është pjesëmarrja tradicionale e Orkestrës Frymore të Sofjes pranë Shtëpisë së Kulturës Iskër (më 8 korrik). Më 15 korrik ftojmë kryeqytetasit në Bankja, ku do të dëgjojnë Spectrum Vocal Band – një formacion i shkëlqyeshëm me album të vet, i cili u përhap në tregun muzikor para disa muajsh. Këngëtarja e stilit xhaz Vesella Morova, e cila është ndër “motorët” e Spectrum, do të ketë shfaqje të mërkurën tjetër, bashkë me trion Jordan Tonovski. Koncerti i fundit gjatë korrikut është i Old School Trombone.
Gjatë gushtit kemi parashikuar shfaqje të Marina Gospodinovës, një prej këngëtareve më elitare të xhazit, bashkë me kuartetin e saj, të Irene Vaskes Latino Bandës, të formacionit SoulBMol etj.
Përsëri desha të nënvizoj se sa e lumtur jam nga puna e kryer. Në këto kohëra të vështira për të gjithë që punojnë në sferën e kulturës ne arritëm të grumbullojmë në një vend muzikantë të shkëlqyer dhe do t’u propozojmë bashkëqytetarëve tanë muzikë të bukur dhe përjetime të paharrueshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..